Iu përmend 700 herë emri, Bora Zemani i bën diss Donaldit me një video

Koha leximit:1 Minute, 1 Second

“Bora Zemani, Bora Zemaniii, Bora Zemaniiii!” Kjo është videoja më e fundit e prezantueses së njohur shqiptare, Bora Zemani, për natën e sotme në Big Brother VIP.

Meqë të gjithë e kanë mendjen te tema e Donaldit me Beatrixën, Bora Zemani i ka bërë një “diss” kësaj dysheje, pa harruar edhe banorët e tjerë që e përmendin pafund.

Sonte prezantuesja e Përputhen u përmend shumë herë, pas një batute të Ermalit për Donaldin, pasuar edhe nga një fjali e Salsano Rrapit. Videoja në TikTok e shpërndarë nga Bora flet qartë. Ajo nuk duron dot më.

Big Brother VIP tashmë ka hyrë në fazën e fundit të këtij edicioni. Sonte është gjysmëfinalja, kurse finalja e madhe do të jetë të premten që vjen, 18 shkurt.

Trofeu i madh është 115 mijë euro, por shifra mund të ndryshojë sërish. Finalistët do të marrin 10 mijë euro për kokë. Madje, edhe fituesi do ta përfitojë këtë shifër.

Favoritët për trofeun janë Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Koreografi ka mbështetës nga publiku i televizorit, kurse Donaldi mbështetës nga rrjetet sociale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %