Iu vendos zemra e derrit me transplant, amerikani nuk ia del dhe ndërron jetë

Koha leximit:50 Second

Ka ndërruar personi i parë në botë, të cilit iu transplantua zemra nga një derr i modifikuar gjenetikisht. Për fatin e tij të keq, ai nuk ia doli dot të jetonte më shumë.

David Bennett, i cili kishte sëmu.ndje terminale të zemrës, mbijetoi për dy muaj pas operacionit në SHBA. Në këto 60 ditë ai dukej mjaft mirë.

Gjendja shëndetësore filloi t’i përkeqësohej disa ditë më parë, raportuan mjekët në Baltimore. Situata ndryshoi shumë shpejt dhe ishte disi e papritur.

Sipas lajmit të publikuar nga BBC sot, 57-vjeçari ka ndërruar jetë më 8 mars, pra para 24 orësh. Ai dëshironte të jetonte dhe të shijonte familjen, por nuk ia doli.

Bennett i dinte risqet që lidhen me operacionin, duke pranuar se para procedurës ishte “një e shtënë në errësirë”. Shprehja e tij ishte mjaft domethënëse dhe ashtu rezultoi, në fakt.

Shkenca ia doli, por vetëm përkohësisht. Zemra e derrit nuk ishte zgjidhje përfundimtare për jetën e David Bennet, por vetëm fillimi i studimeve dhe punës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %