
“Jam bërë mysliman, falenderoj gruan!” Seedorf njofton gjithë botën për vendimin e tij
Ish-futbollisti i njohur i Milanit, legjenda Clarence Seedorf, ka vendosur të ndërrojë fe. Ai do të bëhet mysliman me vullnet të plotë dhe këtë lajm e ka bërë publik.
Kështu ka bërë të ditur vetë Seedorf në rrjetet sociale, i cili ka shtuar se për këtë meritat i ka gruaja e tij, Sophia Makramati, e cila e ka bindur.
“Një falënderim të veçantë për të gjithë mesazhet e mira për të gjithë ata që më kanë uruar pasi i jam bashkuar familjes myslimane. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që t’i bashkohem ë gjithë vëllezërve dhe motrave në të gjithë botën”, shkroi ish-mesfushori.
“Sidomos ia dedikoj të dashurës sime Sophia, e cila më ka mësuar më shumë dhe më thellë rreth rëndësisë së Islamit”, shtoi më tej Seedorf.
Ai më tej tha se nuk e ka ndërruar emrin dhe do të vazhdojë ta mbajë emrin me të cilin e kanë pagëzuar prindërit e tij. Për të, kjo nuk është një gjë thelbësore. Besimi, po.
Ky lajm nuk ka qenë ndonjë befasi e madhe në media, sepse Seedorf i ka dhënë disa sinjale edhe më parë. Ai është një ndër lojtarët më të preferuar të tifozëve të Milanit ndër vite.