“Jam bërë ujë në djersë prej teje”, Anxhela Peristeri emocionohet nga Bruno i “Përputhen” në takim

Koha leximit:52 Second

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ishte mbrëmë e ftuar në “Përputhen”. Ajo bëri një takim 4 minutësh me Brunon, gjatë të cilit u vu shumë në siklet nga komplimentet.

Bruno: “Më hutove se je shumë shumë shumë e veçantë, edhe në stil, edhe në veshje, edhe në gjithçka. Edhe buzët i ke shumë të bukura!”

Anxhela: “Faleminderit! (Qesh) Jam ujë në djersë në këto momente”. Bruno: “Kujt ia kishte marrë mendja se 4 minuta do zgjasnin kaq shumë?”

Biseda rrodhi shumë natyrshëm. Këngëtares po i pëlqente muhabeti me djalin dhe kërkoi të dinte më shumë prej tij. Anxhela: “Cila shenjë horoskopi je? Dua t’i di të gjitha për ty”. Bruno: “Virgjëresha”.

Ky lloj takimi ishte një risi në programin e dytë më të ndjekur në Shqipëri pas “Big Brother VIP”. Anxhela Peristeri e ngriti nivelin e programit edhe më lart me pjesëmarrjen e saj.

Anxhela është një nga këngëtaret më të preferuara në vendin tonë, si dhe në Shqipëri. Këngët e saj janë super të bukura. Ajo na ka përfaqësuar edhe në Eurovizion.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %