
“Jam i shqetësuar, bëra maksimumin” | Kryebashkiaku i Milanos thyen heshtjen
Situata e lidhur me San Siron dhe stadiumin e ri ishte ngadalësuar muajt e fundit dhe çështja nuk ishte prekur më nga protagonistët.
Kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala është rikthyer për të folur për këtë çështje dhe këtë e ka bërë me rastin e një eventi të organizuar nga Coni (Komiteti Olimpik Italian)
Këto janë fjalët e tij për këtë çështje: “Nuk dua të laj duart, por atë që duhet të bëja për këtë fazë e bëra, domethënë të deklaroja interesin publik me një rezolutë të këshillit. Tani pyetja është nëse ky debat publik duhet të bëhet apo jo”.
Fjalitë e kryebashkiakut tregojnë se rruga drejt objektit të ri sportiv që Interi dhe Milan duan të ndërtojnë nuk është aspak e avancuar!
Sala shtoi më pas, i shqetësuar edhe për të ardhmen e strukturës së San Siros, e cila në atë moment nuk do të kishte më një funksion të madh:
“Nga këndvështrimi im e kuptoj që kohët po zgjasin, por apelet për TAR dhe rreziku i mundësisë që një referendum të mos ndryshojë shumë.
Nëse skuadrat synojnë të shikojnë opsione të tjera përveç San Siros, është brenda të drejtave të tyre: padyshim që do të ishte një turp i madh, por unë nuk mund të bëj më shumë se kaq.
Sigurisht që stadiumi është i lidhur me Interin dhe Milanin dhe besoj se është shumë, shumë e vështirë të gjesh një përdorim tjetër”.