“Jam katolike por do agjëroj për Ramazan”, vajza e Përputhen surprizon fansat

Koha leximit:49 Second

Ish-konkurrentja e Përputhen ka habitur të gjithë me përgjigjen e fundit. Po flasim për Ledjana Prengën, një nga femrat më të komentuara të edicionit të kaluar në Top Channel.

Ledjana është edhe trajnere e fitnesit, ku jo rrallë përmes faqes së saj në instagram ndan këshilla të ndryshme për shëndetin dhe stilin e jetesës.

Tani që po afrohet muaji i Ramazanit, ajo ka pyetur ndjekësit nëse do të agjërojnë, ndërkohë që edhe ata i kanë bërë të njëjtën pyetje.

Ledjana i ka surprizuar. “Po, edhe unë do e mbaj. Për të gjithë ju që më keni pyetur ,unë jam katolike dhe kam agjëruar dhe herë tjetër”, ka shkruar bukuroshja.

Ledjana ka qenë mjaft e përfolur edhe për lidhjen e shkurtër me Mevlan Shabën, me të cilin prej muajsh nuk është më në një marrëdhënie.

Vetë Ledjani sivjet ka hyrë në Përputhen 3, duke u përpjekur të lidhet me ndonjë gocë tjetër. Ai nuk e ka problem të përfshihet në emocione të reja.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %