“Jam penduar që u futa në Big Brother”, Donaldi sot e la me gojë hapur Ilirin

Koha leximit:58 Second

Finalistët e “Big Brother VIP Albania”, Iliri, Donaldi dhe Beniada, sot janë ulur së bashku për të biseduar. Gjatë diskutimit, Beniada pyet nëse dy konkurrentët e kishin menduar ndonjëherë të linin lojën.

Donaldi u shpreh se e ka çuar në mendje. Madje ka menduar nëse hyrja e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte gjëja e duhur që ai ka bërë.

Pavarësisht tundimeve, aktori gjithashtu tha se, sado që i kanë shkuar këto gjëra nëpër mendje, nuk e ka lënë egoja që të dalë nga “Big Brother VIP Albania”.

Beniada: Keni menduar ndonjëherë të ikni nga këtu, të lini lojën. Donaldi: Unë e kam çuar në mendje. Që ndoshta kam qenë gabim që jam futur.

Beniada: Po e keni pasur ndonjë moment që keni thënë do dal? Donaldi: Po, por nuk të lë egoja.Iliri: Ai nuk doli nga kutia jo më të dilte nga shtëpia.

Ai u ngul në kuti aty, unë po thosha edhe pak ky del, kur erdhi Trixa iku ky. Iku ky edhe nja 20 minuta ose gjysmë orë, iku. Kur ky kur u ngul aty. Beniada: Unë e dija që kur të vinte Trixa nuk do dilte kurrë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %