“Jam vetëm në shtëpi”, këngëtari shqiptar tregon ofertën e pasanikes greke

Koha leximit:55 Second

I ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ tek Ora News ishte këngëtari Devis Xherahu. Ai ka zbuluar gjatë intervistës me moderatore Ester Bylyku, si një greke shumë e pasur i kishte bërë një propozim pikant.

Ajo punonte për një shtëpi diskografike në Greqi, i kishte kërkuar të kishin diçka më tepër se miqësore së bashku dhe në të ardhmen ai mund të kishte benefite në karrierën e tij.

“Sigurisht që ma tha në një mënyrë të rafinuar. Më tha këto të zakonshmet: Shtëpia ime është këtu, jam vetëm, a do të vish për kafe?”

“Sigurisht që unë si korçar që jam, e anashkalova me shumë lezet dhe pa e ofenduar”, tregoi Devisi për gazetaren Ester Bylyku, e cila shpesh i ngacmon të ftuarit me pyetje të tilla nga e kaluara.

Devis Xherahu është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Ai ka punuar për shumë vite në Greqi dhe ruan njëfarë lidhjeje me shtetin helen.

Aktualisht ai jeton në Tiranë bashkë me partneren e tij, Miss Shqipëria 2009, Ertemiona Mejdani, e cila vjen nga Korça, ashtu si edhe ai vetë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %