“Je pak idiote ti”, Einxhel nuk e harron fjalinë e Semit dhe ia bën dedikim në Instagram

Koha leximit:58 Second

Një episod qesharak i Semi Jaupajt dhe i Einxhel Shkirës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” është bërë viral kohë më parë. Kjo për shkak se këngëtarja i drejtohej moderatores duke i thënë “je pak ḭdḭote ti”.

Dy vajzat po qëndronin jashtë së bashku me disa të tjerë, kur Semi e shikon çuditshëm Einxhel dhe krejt papritur i thotë: “Je pak ḭdḭote ti”.

Kur Einxhel Shkira e pyet se pse, këngëtarja shprehet: “Kështu kam mendimin unë”. Einxheli ia kthen: “Zemër, këto mendimet tuaja, njëri fallxhore, njëri idiote… avash i çik”.

Semi i kthehet me qetësi: “Më del natyrshëm, nuk e mbaj dot”. Einxhel u habit shumë në atë periudhë kur e dëgjoi nga goja e Semit, por nuk reagoi keq, duke e shtyrë si situatë.

Einxhel nuk e ka harruar atë djali dhe ia ka kthyer me të njëjtën monedhë. Ajo ka postuar në “Instastory” një foto të shkëputur nga post BB VIP, ku shfaqet tek ai moment së bashku me Semin.

Bashkëngjitur me foton ajo shkruan: “Je pak ḭdḭote ti”, duke etiketuar edhe Semin e duke i vendosur një zemër. Sigurisht, ishte shaka. Këngëtarja e ka marrë me humor postimin dhe e ka shpërndarë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %