“Jemi me vipat në Shkodër! Donaldi, Bora, Beatrix dhe Iliri protestojnë për naftën”

Koha leximit:57 Second

Sot do të mbahet protesta e radhës në Shkodër për rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri. Si kurrë më parë, shifrat kanë kaluar të gjitha kufijtë. Jemi rekord në Europë.

Një ditë më parë shkodranët bllokuan për pak minutat urën e Bahçallekut, duke qenë të parët që ngritën zërin për çmimin e naftës.

Një poster shumë origjinal është shpërndarë sot në rrjetet sociale, për të nxituar sa më shumë njerëz për të marrë pjesë. “Sot në orën 17:00 te sheshi. Do të jemi afër bashkisë Shkodër, kemi vipat, për rininë që ka dëshirë me na u bashku. Ju presim, të protestojmë për rritjen e çmimeve”.

Fotoja ka bashkuar Ilirin, Borën, Donaldin dhe Beatrix. Personazhet kryesorë të këtij Big Brother. si për të treguar situatën se për çfarë ngrihen të rinjtë.

Ende nuk dihet se vërtet ish-banorët e BBV do marrin pjesë në protestë apo ky ishte thjesht një ‘marifet’ për të tërhequr sa më shumë njerëz?

Ndoshta mesazhi i këtij posteri është për të treguar se shqiptarët dalin në rrugë nëse bëhet fjalë për Big Brother VIP, por nuk dalin nëse bëhet fjalë për jetën e tyre.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %