Jo vetëm Bennacer dhe Leao, një tjetër rinovim te Milani | Paga e dyfishuar dhe e merituar!

Koha leximit:2 Minute, 4 Second

Drejtuesit e Milanit janë shumë të zënë duke tentuar te blindojne lojtarët e tyre më të mirë me një kontratë relativisht të gjate.

I pari që nënshkroi ishte Theo Hernandez, rinovimi i të cilit përfaqësonte një sinjal shumë të rëndësishëm për të ardhmen (deri ne vitin 2026 me rritje rroge ne 4.5 mln euro dhe bonuse)

Projekti i kuqezinjve është solid dhe së shpejti do të nënshkruajnë edhe lojtarë të tjerë. I rradhës që duhet të prekë është Ismael Bennacer, që skadon në qershor 2024 dhe gati për të zgjatur deri në qershor 2026.

Mesfushori algjerian është rikthyer për t’u shprehur në nivele të shkëlqyera dhe klubi beson fort tek ai!

Më pas duhet të jetë Rafael Leao që të vendosë nënshkrimin e tij në një kontratë të re. Pritet të dihet evolucioni i padisë së ngritur nga Sporting Lisbonës për zgjidhjen e njëanshme kontraktuale të ushtruar në vitin 2018. Është përfshirë edhe Lille, ku ai u transferua para se të mbërrinte në Milano.

Milan, pas Bennacer dhe Leao rinovime të tjera

Ka gjasa që në fund të sezonit të arrijë një rregullim rroge edhe për Sandro Tonalin, i cili për të qëndruar te Milani kishte rënë dakord për ta ulur atë verën e kaluar.

Performanca e tij këtë sezon ka qenë shumë pozitive dhe ai meritonte një rritje që klubi me siguri do t’ia paguajë.

Një tjetër lojtar që po shkon drejt rinovimit është Pierre Kalulu. Gazetari Nicolò Schira konfirmon se për të është gati një rinovim deri në qershor 2026 me një pagë të dyfishuar. Mbrojtësi francez po bën shumë mirë me fanellën e kuqezinjve dhe mund të rritet shumë.

Pasi ka ardhur nga Lyon për vetëm 480 mijë euro kompensim, Kalulu ka treguar se mund të qëndrojë te Milani dhe gjithashtu të bëjë një paraqitje të mirë në derbin e fundit të Kupës së Italisë kundër Interit.

Ish-lojtarit te Lyonit nuk i mungon personaliteti dhe Stefano Pioli ka gjetur tek ai një mbrojtës të aftë për të luajtur edhe si mbrojtës i djathtë edhe si qendër.

Menaxhmenti sportiv i kuqezinjve dëshiron ta blindoje. Kalulu aktualisht merr një pagë prej 600 mije euro neto në sezon dhe do të ketë një rritje të merituar, duke prekur 1.2 mln euro dhe bonuse…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %