Jonida Vokshi rikthehet në televizor, do drejtojë një super emision te Klan

Koha leximit:1 Minute, 9 Second

Jonida Vokshi po përgatitet për rikthimin e saj në televizion. Aktorja ka nxitur së fundmi ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram me një postim rreth projektit të ri që po sjell.

Bukuroshja e ekranit ka postuar një foto në Instastory, ku shihet vajza e saj me një libër në dorë duke shkruar: “Po bëhet gati për tek ‘Gjeniu i vogël’. Në fakt po bëhemi të dyja”. Pra, duke nënkuptuar se ajo do jetë moderatorja e emsisionit që u dedikohet fëmijëve dhe rikthehet pas shumë vitesh në ekran.

Megjithatë, Jonida nuk ka zbuluar asnjë detaj rreth këtij rikthimi në ekran që do e sjellë edhe më pranë fëmijëve.

Kujtojmë se emisioni i saj i fundit ka qenë “Thurje” dhe më pas solli një projekt personal në platformat digjitale me bashkëshortin e saj. Mirëpo, pasi u bë nënë Jonida e ndërpreu edhe atë dhe angazhimi i saj i fundit ka qenë seriali “H.O.T”.

Para disa javësh në një intervistë Jonida tha se po përgatit rikthimin në ekran dhe se do kishte dëshirë që të vinte me një projekt të mirë dhe cilësor.

“Më ka marrë malli shumë. Nuk e di a do mundem dhe nuk e di sa do jetë fluksi i xhirimeve të sezonit të dytë për serialin. Kam në plan që mbase sezonin tjetër të rikthehem, por varet nga formati i emisionit”, u shpreh ajo asokohe.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %