“Ju është bërë mendja lekë, kam punuar falas te Big Brother”, Arbër Hajdari humb durimin me fansat

Koha leximit:1 Minute, 18 Second

Arbër Hajdari ka bërë një bilanc të eksperiencës së tij si opinionist në Big Brother. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se kjo sfidë nuk ka qenë aspak e lehtë, dhe është përballur me shumë sfida gjatë kësaj kohe.

“Të nderuar miq, Në 5 tetor të vitit që lamë pas, pranova ftesën për të marrë pjesë në programin televiziv “Big Brother Vip”. Nuk ishte e lehtë për mua që gjatë këtyre muajve të ndiqja misionin tim me Fundjavën dhe gjithashtu këtë program.

Mora pjesë sepse: Së pari, doja ti tregoja shqiptarëve se çfarë mendimi kam për shoqërinë, për vlerat qytetare, morale, njerëzore, intelektuale,çfarë besoj e përfaqësoj, për tema të ndryshme.

Së dyti për të komentuar drejt, pa dallime, pa paragjykime, lojën e banorëve në shtëpi. Në fakt të qënit opinionist në këtë program kaq të ndjekur nuk ishte e lehtë, ishte një sfidë e imja. Shpresoj që gjatë gjithë kësaj kohe, të jem treguar i drejtë me mendimet e mia.

Ju faleminderit të gjithëve për komentet e mesazhet e shumta gjatë gjithë kësaj kohe”, shkruan Hajdari në postimin e tij.

Ndërkohë që një ndjekës, i ka lënë një koment: Edhe ca lek i ke marre, s’është keq… I menjëhershëm është reagimi i Arbrit, i cili thotë se në jetë ka gjëra edhe më të rëndësishme se paraja.

“Ju eshte bere mendja leke leke leke. Arsyet i kam shkruar me lart pse kam shkuar. Nuk kam shkuar per asnje lloj pagese, zero! Nuk behet cdo gje per leke ne kte bote!”, shkruan Hajdari në reagimin e tij.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %