Ju kujtohet arbitri i Milan-Atletico Madrid? Federata turke merr vendimin ekstrem!

Koha leximit:1 Minute, 33 Second

Nuk mund të thuhet se Milani ka qenë me fat me arbitrat këtë sezon. Disa vendime të marra në fushë dhe në sallën e VAR-it e kanë dëmtuar skuadrën e Stefano Piolit si në Serinë A ashtu edhe në Kupën e Italisë dhe në Champions League…

Kuqezinjve do ta kujtojnë shumë mirë ndeshjen e fazës së grupeve të Champions League kundër Atletico Madrid në San Siro. Ishte një super performancë, por nuk mjaftoi. Humbja u shkaktua edhe nga disa vendime të gabuara të arbitrit.

Në krye të asaj ndeshje ishte Cuneyt Cakir, i cili ishte paksa shumë i ashpër në përjashtimin e Franck Kessie dhe në përgjithësi nuk arbitroi mirë. Në fund madje dha nje penallti inekzistente.

Në këtë vendim të fundit ai nuk u ndihmua nga VAR-i, i cili konfirmoi penalltinë pavarësisht se ishte qartësisht një zgjedhje e gabuar: pamjet nuk lanë vend për dyshime. Prekja me dore u be fillimisht nga futbollisti i Atletico Madrid dhe jo ai i Milanit.

Milani u mund në mënyrë të pamerituar. Cakir nuk u ndal nga UEFA. Por tani Federata Turke e Futbollit ka menduar ta ndalojë atë. Në fakt lajmi i këtyre orëve është se Cakir është pezulluar pa afat. Një zgjedhje jo e diktuar nga gabimet në drejtimin e ndeshjeve, por nga dëshira për të rinovuar dhe modernizuar klasën e arbitrave!

Bilbili i Stambollit u godit nga kjo masë bashkë me një duzinë kolegë të tjerë. Për ta nuk ka ndeshje të Superligës (liga e lartë turke). Dhe, për ata që ishin arbitra ndërkombëtarë si ai, nuk ka më ndeshje në garat e UEFA-s dhe FIFA-s…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %