Ka fituar 100 mijë euro, por e nis ditën me djathë e domate! Ky është Ilir Shaqiri!

Koha leximit:47 Second

Përveç se arriti që të fitonte çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, siç duket Ilir Shaqiri ka gjetur edhe miqësinë e vërtetë brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Pasi shumë orësh spektakël, dhe pasi rrëmbeu fitoren që ia dhanë shqiptarët, Iliri është shfaqur në rrjetet sociale në shoqërinë e mikut të tij, Sabianit.

Sabiani: 100 mijë euroshi im. Iliri: Gjithmonë vëllai gjithmonë! Sabiani: Është vëllai i të gjithë shqiptarëve. Unë e zgjodha për 70 ditë, ju për 130 ditë.

Iliri: Ju duam shumë Sabiani: Ju duam, ju duam, faleminderit për mbështetjen. Ia kemi dalë të vetëm fare. Vetëm me Zotin. Nesër do ju bëjmë një video tjetër.

Në një tjetër video, Iliri shfaqet duke ngrenë bukë në orët e para të mëngjesit. Bukë, djathë, domate dhe proshutë.

Ndërkohë që nuk mungon batuta e Sabianit teksa thotë se; ‘ja çfarë hanë fitimtarët’. Ndërsa Iliri ia kthen: “Këta jemi ne popull. Është ora 6 e mëngjesit…Domate, djathë.”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %