“Ka ndryshuar që kur doli nga shtëpia”, Ilir Shaqiri zhgënjehet nga Donaldi

Koha leximit:1 Minute, 20 Second

Mbrëmjen e djeshme u transmetua pjesa e dytë e post “Big Brother VIP”, ku u komentua mbi mungesën e aktorit Donald Veshaj në emision dhe lojën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë emisionit, Ilir Shaqiri u shpreh se pas mbarimit të “BBV” ka parë një Donald tjetër, pasi nuk e priste që ai t’i qëndronte ftohtë.

Balerini i njohur iu përgjigj dhe ftesës së aktorit të humorit për bamirësi, duke treguar se ai e kishte programuar para “Big Brother VIP” se ku do të shkonin paratë e çmimit.

“Unë e kam ndezur telefonin 1 ditë e gjysmë pas mbarimit dhe kam parë një Donald krejt ndryshe nga ai që prisja, nga ai që lashë në finale. Më vjen keq që e përjetoi kështu.

Ne të dy morëm surpriza të jashtëzakonshme për sa i përket karrierës dhe vlerësimit që Top Channel na bëri, që s’na e kishte për borxh. Në Grande Fratello merr çmimin dhe kaq. Donaldi në skenë më tha e ndjeja që do ishe fituesi dhe e meriton.

Mendova se e kishte me të vërtetë. Dua t’i them diçka Donaldit dhe për propozimet që më ka bërë për bamirësi, ka njerëz që duan të ndërtojnë shtëpi, ka të tjerë që duan t’i mbushin njerëzve stomakun me bukë, por ka edhe artistë që njerëzve duan t’i japin bukë në shpirt, në zemër. Kjo është bamirësia që unë dua të bëj për talentet e reja kështu që nuk kam nevojë për ftesa bamirësie duke qenë se i kam programuar që para se të hyja në Big Brother”, tha Iliri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %