Ka një shpresë për paqen! Zgjidhjen Ukrainë-Rusi e ka në dorë… Angela Merkel

Koha leximit:1 Minute, 0 Second

Andrei Kortunov, një ish-mbështetës i presidentit rus Vladimir Putin, u shpreh për BBC se situata në Ukrainë është një problem global dhe që “padyshim duhet të ishte shmangur”.

Kortunov beson se do të jetë tepër e vështirë të arrihet një marrëveshje paqeje, por ka pak shpresa. Shpresat ai i sheh jo te një shtet, por te një person me peshë ndërkombëtare.

Ai sugjeroi Angela Merkelin ose presidentin e Kinës Xi si kandidatë të mundshëm për të gjetur një zgjidhje. Më shumë atë e bind ish-kancelarja e Gjermanisë, me të cilën Putin ka patur një marrëdhënie mjaft të mirë

Rusia ka tentuar të marrë Ukrainën prej 8 ditësh dhe ka hasur në rezistencë. Putin dhe të besuarit e tij nuk e besonin një rezistencë të tillë.

Ukraina dhe Rusia kanë nisur diskutimet e paqes, por zgjidhja duket shumë larg. Dy takimet e para kanë dështuar mes tyre dhe nuk ka dakordësi mes tyre. Prandaj duhet një plan B ose C.

Ukraina po mundohet të mbahet, por diçka e tillë është e vështirë. Ata kërkojnë ndihmën e BE dhe NATO-s për t’ia dalë mbanë. Deri tani ia ka dalë me sukses, por Merkel mund të jetë shpëtimi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %