“Kam gabuar që u fiksova me Beatrix, Fifi nuk duhej të futej fare në Big Brother”

Koha leximit:1 Minute, 17 Second

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa, ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka rrëfyer detaje lidhur me eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Ditë pas dite”, Kledi ka ndarë gjithashtu edhe disa detaje lidhur me raportin që ai ka me disa prej ish-banorëve të BB VIP. Konkretisht ai tha se pret të takojë Donald Veshajn, pasi nuk kanë kaluar kohë me njeri-tjetrin që prej festës së “Top Media”-s.

Por ajo çfarë bëri më shumë përshtypje gjatë kësaj interviste, ishte deklarata që bëri në lidhje me këngëtaren, Beatrix Ramosaj, për të cilën kur ishte brenda në shtëpinë e BB VIP u duk sikur kishte një pëlqim.

I pyetur se çfarë do të kishte ndryshuar gjatë rrugëtimit të tij në garë, modeli i njohur tha se nuk do ta kishte bërë takimin me Trixën.

“Nëse do të shihej si darkë dhe jo si takim dashurie, do ishte shumë ‘ok’ dhe nuk do të më penalizonte, por u pa më shumë si date, dhe unë mendova që ishte më shumë një darkë për tu njohur”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, i pyetur për Fifin, Kledi tha se sipas tij mendonte që këngëtarja ka shumë famë dhe popullaritet e nuk kishte nevojë për të hyrë në “Big Brother VIP”.

Ndërsa në lidhje me eksperiencën e tij, Hysa u shpreh se hyrja e tij në e ka ndihmuar me bizneset që ish-futbollisti ka ndërmend të hapë në Shqipëri dhe gjithçka tjetër që ai kishte në Austri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %