KAMPION BOTE: Chelsea nuk fal Palmeirasin, jemi fitues!

Koha leximit:1 Minute, 19 Second

Chelsea ka mposhtur Palmeirasin me rezultat 2-1 në vazhdime, në kuadër të finales së Kupës së Botës për klube të organizuar nga FIFA.

Finalja në pjesën e parë nuk solli pothuajse asgjë, pasi dy skuadrat nuk kishin asnjë rast për ta përmendur.

Mason Mount nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen, pas një lëndimi, ndërsa në vend të tij u fut Christian Pulisic.

Pjesa e dytë ishte më atraktive, pasi dy skuadrat filluan të kërkonin më shumë golin. Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 55-të, kur Callum Hudson-Odoi asistoi te Romelu Lukaku i cili shënoi për 1-0.

Pas dy minutash Chelsea ka mundur të shtojë epërsinë, por goditja e Pulisic, nuk ishte e saktë.

Në minutën e 62-të, njëri nga mbrojtësit londinez luajti me dorë në zonë dhe pas rishkimit në VAR, u vendos për penallti në të mirë të Palmeiras..

Raphael Veiga ishte i saktë nga pika e bardhë duke e mposhtur Edouard Mendyn për 1-1.

Chelsea ka mundur ta kthejë epërsinë në minutën e 73-të, por sërish Pulisic nuk arriti të shënojë nga një pozicion i mirë. Deri në fund gola më nuk kishte dhe skuadrat shkuan në vazhdime.

Pjsa e parë prej 15 minutash nuk solli asgjë të veçantë, duke mos rrezikuar shumë portat kundërshtare. Në minutën e 115-të ndodhi momenti vendimtar i ndeshjes ku Chelsea fitoi penallti.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Kai Hvartz që shënoi për 2-1. Deri në fund më gola nuk kishte dhe Chelsea fitoi finalen e madhe, duke u shpallur kampion i botës për klube. /Telegrafi/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %