Këngëtarja e madhe shqiptare i dedikon këngë Beniades, fjalë fantastike

Koha leximit:49 Second

Big Brother VIP kanë qenë kryefjala e mediave rozë muajve të fundit, ndërsa vëmendje të madhe kanë marrë banorët që janë bërë pjesë e tij.

Përveç komenteve të shumta, dedikimeve në rrjetet sociale, janë publikuar gjithashtu disa këngë për banorët e famshëm të shtëpisë.

Një këngë e tillë së fundmi ka ardhur edhe nga këngëtarja e njohur, Poni e cila këtë projekt ia ka dedikuar modeles dhe finalistes së BB VIP, Beniada Nishani.

Projekti i ri muzikor i Ponit mban titullin “Vajzë shqiptare” në rreshtat e saj përmendet disa herë emri i modeles duke e përshkruar si një femër elegante, e bukur dhe plotë sharm.

Kënga është me tekst dhe muzikë nga Poni, në kitarë Arjan Gjici, aranzhimi nga Valter Beqo, ndërsa për klipin u kujdes Flogert Kullolli.

Kujtojmë që rreth një javë më parë, Beniada u befasua nga një performancë e këngëtares brenda shtëpisë së famshme, kjo pasi modelja vazhdimisht kishte treguar se është adhuruese e saj që nga fëmijëria. /Telegrafi/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %