Kessie i larguar, Sanches favoriti si pasues! Por Milani projekton planin “B” po nga Ligue 1

Koha leximit:1 Minute, 45 Second

Milani po përgatitet të humbasë Franck Kessie në fund të sezonit. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë mesfushori i Fildishtë largohet nga skuadra kuqezi. Palët janë ndarë prej disa kohësh, me klubin kuqezi që nuk i kalon 6-6.5 milionë euro neto në sezon, me bonuse te perfshira…

Një ofertë që nuk e bind Kessie-n dhe agjentin e tij që kanë propozime më të mira në tavolinë, siç është ai i Barcelonës. Lamtumira me Djallin po afron dhe Milani në mënyrë të pashmangshme po kërkon përreth një zëvendësues të denjë…

Nuk është sekret se ideja e kuqezinjve është të shënojnë një goditje të dyfishtë nga Lille: Sven Botman, për të cilin u arrit një marrëveshje për rreth tre milionë euro neto në sezon, dhe Renato Sanches.

Natyrisht portugezi është profili i zgjedhur për të zëvendësuar Franck Kessie. Kontaktet me agjentin e tij po vazhdojnë. Lojtari mund të kalojë te Milani për një shumë afër 20/25 milionë euro.

Një shifër jo shumë e lartë për faktin se kontrata e tij skadon më 30 qershor 2023. Prandaj, verën e ardhshme ai me siguri do të shitet nga Lille, por duhet t’i kushtojmë vëmendje konkurrencës. Përveç Milanit, futbollisti ka perfunduar edhe ne shenjestren e Juventusit si dhe me disa klube të Premier League.

Padyshim që edhe klubi kuqezi thirret të ketë planet B dhe C. Një alternativë ndaj Renato Sanches mund të vijë edhe një herë nga Franca, ku luan një lojtar që Milani e pëlqen shumë. Ka kohë që ai është afruar me kuqezinjtë, por Boubacar Kamara vazhdon të jetë një profil i ndjekur!

Kontrata e tij do të skadojë në qershor dhe padyshim paraqet një mundësi. Edhe në këtë rast, grackën më të madhe e paraqet kompeticioni anglez por edhe Romës i pëlqen.

Ndërkohë mbërritën edhe deklaratat e Pablo Longorias, menaxherit të Marsejës, i cili në fakt në La Provance konfirmoi lamtumirën e Kamara: “Unë marr përgjegjësitë e mia, kam një vit e gjysmë këtu – thotë ai –, për të. Humbja e një lojtari në fund të kontratës, veçanërisht një nga  më të miret është gjithmonë një dështim”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %