Këtu gjeni 5 ngjarje tipike gjyshesh! E sigurt që do kujtoni fëmijërinë

Koha leximit:1 Minute, 16 Second

Edhe pse ndonjëherë duket se nuk kemi asgjë të përbashkët me brezin e vjetër, shumica prej nesh ka kujtimet më të ngrohta të fëmijërisë me gjyshet. Dyert e tyre janë gjithmonë të hapura për ne dhe tryezat janë gjithmonë të tejmbushura.

Pesë njerëz tregojnë disa situata prekëse, gazmore dhe të shtrenjta me gjyshet e tyre. Duke lexuar shkurtimisht tekstet e tyre, kuptojmë se sa të shtrenjta janë gjyshet për ne. Ose kanë qenë – nëse tashmë disa prej jush i kanë humbur.

“I thashë gjyshes sime se më pëlqyen këpucët e saj, kështu që ajo doli dhe më mori një palë fiks si të vetat. Po qaj”, shkruan një vajzë. Urdhëroni foton dhe do të qani edhe ju.

“Kur isha fëmijë, isha i fiksuar pas SpongeBob SquarePants, kështu që gjyshja ime më endi këtë tapet. A nuk është e mrekullueshme? Ajo ka menduar për mua dhe unë nuk ia dita kurrë”.

“Kisha harruar pizhamet në shtëpi dhe gjyshja më tha se do më jepte ajo diçka sa për sonte. Shihni foton dhe e kuptoni pse ende e mbaj mend atë moment. Jam i emocionuar”.

“Macja ime u takua me gjyshen time për herë të parë. Këto janë 10 sekondat e para të njohjes së tyre”, shkruan një djalë për gjyshen e tij. Teksti dhe fotoja më pas janë thjesht fantastike.

“Më në fund ishim në gjendje ta sillnim gjyshen tonë në shtëpi për të qëndruar me ne dhe ajo solli gjithë “plaçkat e saj” nga shtëpia e pleqve”, shkruan një vajzë për gjyshen e saj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %