Kim Kardashian u ankua se nuk gjen staf, reagon ish-punonjësja e saj: “Me rrogën tënde me zor blija bukë”

Koha leximit:1 Minute, 1 Second

Kim Kardashian ka dhënë një këshillë për të gjitha vajzat dhe gratë, që është komentuar mjaft në rrjet. “Kam këshillën më të mirë për gratë në biznes. Ngrini prapanic*n dhe punoni. Duket sikur këto ditë askush nuk do të punojë”, u shpreh Kim në intervistën për “The Variety”.

Pikërisht kjo deklaratë bëri xhiron e rrjetit, por një ish-punonjëse e saj nuk ka ngurruar të reagojë për fjalët e saj, duke u treguar shumë e sinqertë.

Jessica DeFino, ka bërë disa deklarata që me siguri yllit të “KUËTK” nuk do t’i pëlqejnë. Ajo ka treguar se punonte në kompaninë e Kim dhe është paguar me një shifër qesharake.

“Unë isha redaktore në aplikacionet Kardashian në 2015 në LA, punoja ditë e natë dhe fundjavave, mund të përballoja vetëm produkte ushqimore nga dyqani ’99 Cents Only’.

Më është dashur të mungoj duke pretenduar se jam sëmurë, pasi nuk kisha para për të mbushur makinën me benzinë”, ka shkruar Jessica DeFino në një postim në Twitter, që ka mbledhur më shumë se 1 milion pëlqime.

Me këtë deklaratë, Kim Kardashian ngjan me oligarkët e Shqipërisë, të cilët ankohen se askush nuk do të punojë, por rrogat që ofrojnë janë si në Shqipërinë e vitit 2002.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %