Kim Kardashian i tregon gjithë botës se ka një avion me vlerë 150 mln $

Koha leximit:50 Second

Kim Kardashian u ngrit në qiellin mbi Italinë të premten mbrëma (24 shkurt), duke u larguar nga Java e Modës në Milano.

Ajo u nis për në shtëpi në Los Angeles nga qyteti italian me aeroplanin e saj të ri privat G65OER me një çmim bazë 95 milionë dollarësh, që ajo thuhet se e kishte ndërtuar nga e para.

Kardashian kishte pritur një vit për avionin, i cili ka një brendësi ngjyrë kremi, kashmiri dhe sedilje lëkure, të njëjtën skemë dizajni si shtëpia e saj, sipas mediave.

Avioni është i njëjtë me atë të Jeff Bezos. Kim dizajnoi brendësinë me ndihmën e Tommy Clements dhe Waldo Fernandez.

Megjithatë, me të gjitha personalizimet dhe dizajnin çmimi i plotë për aeroplanin ka të ngjarë Kardashianit t’i ketë kushtuar rreth 150 milionë dollarë, shkruan TMZ.

Avioni me 18 ulëse mund të jetë i madh dhe i shtrenjtë, por Kardashian është siguruar që të ftuarit të jenë komod, ata që hipin në të veshin një palë pantofla dhe pizhame SKIMS.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %