Kjo është receta më e mirë për bukën e misrit të bërë vetë

Koha leximit:1 Minute, 9 Second

Sasia e bukëve të misrit që përgatiten me këtë recetë: 16 copë. Koha e përgatitjes: rreth 15 minuta; Koha e gatimit: 25 minuta; Koha totale: 1 orë e 10 minuta.

Përbërësit: 245 gram miell misri, 355 ml qumësht, 212 gram miell të zakonshëm, 1 ½ lugë çaji pluhur pjekjeje, ¾ lugë gjelle sodë pjekjeje, 3/4 lugë gjelle me kripë, 226 gjalpë i shkrirë (pa kripë), 100 gram sheqer, 3 lugë gjelle mjaltë, 3 vezë të mëdha.

Udhëzime: Në një enë të madhe bashkoni miellin e misrit, qumështin dhe i përzieni mirë me një rrahës elektrik. I lini në temperaturë ambienti për 30 minuta. Ndërkohë parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

Në një tas tjetër bashkoni miellin e zakonshëm, pluhurin pjekës, sodën e pjekjes dhe pak kripë. Tek tasi i parë, shtoni gjalpin e shkrirë, sheqerin, mjaltin, vezët dhe i përzieni sërish derisa përbërësit të kombinohen mirë. Tani bashkokoni të dy masat bashkë dhe i përzieni edhe njëherë të gjitha bashkë.

Masën e përgatitur e shtroni me kujdes në një tavë dhe e fusni në furrë për 30 minuta. E lini të ftohet 10 minuta para se ta shërbeni dhe ndërkohë mund ta shijoni me mjaltë, gjalpë ose djath të bardhë.

Ju bëftë mirë! Uroj që këto udhëzime t’i keni kuptuar saktë dhe të gatuani ashtu si jua do zemra. Nëse keni ndonjë vërejtje apo sugjerim, i mirëpres te mesazhet ose komentet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %