Kledi Kadiu nuk i flet Ilir Shaqirit? E vërteta qenka krejt ndryshe

Koha leximit:1 Minute, 0 Second

Kledi Kadiu dhe Ilir Shaqiri janë dy balerinët shqiptarë që kanë bërë emër në Itali falë punës këmbëngulëse të tyre dhe sigurisht talentit.

Ndryshe nga sa është thënë në media disa kohë më parë, Kledi Kadiu dhe Ilir Shaqiri nuk i kanë dhënë fund miqësisë mes tyre.

Këtë e tregoi mbrëmë përmes një videomesazhi balerini Kadiu, i cili i uroi fitoren mikut të tij. Kadiu tha se e sheh Ilirin fitues, dhe i vuri në pah atij durimin.

“Edhe nëse nuk fiton, rri i qetë se ke marrë pëlqimin e publikut shqiptar gjithandej”, u shpreh Kadiu.Personazhet e tjera që u shprehën pro Ilirit ishin Klaudia Pepa, Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Lei Kraja, Armina Mevlani apo Irma Libohova.

Po ashtu kishte një mesazh për balerinin shqiptar nga një përfaqësues i Amiçit në Itali. Edhe modelja e njohur Trejsi Sejdini ka një favorit në Big Brother VIP. Ai është Ilir Shaqiri.

Ajo ka treguar se dëshiron që balerini të jetë fituesi.Modelja ka ndarë në profilin e saj në Instagram, një screnshot, të mesazheve që ka dërguar në mënyrë që Iliri të rezultojë fitues. Mbi 5 mesazhe me emrin Ilir shihen në këtë foto e me siguri do të ketë edhe të tjera.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %