Klienti i kërkon berberit fytyrën e Beniadës në kokë, ajo nuk e beson lajmin

Koha leximit:55 Second

Beniada Nishani ka qenë një ndër banoret e ‘Big Brother Vip’ më të komentuarat dhe më e pëlqyra nga publiku, dhe ky pëlqim vazhdon ende edhe tani që ka mbaruar BBV.

Modelja bukuroshe arriti që me çiltërsinë e saj dhe origjinalitetin të bëjë shumë fansa për vete dhe të shkonte deri në finalen e madhe.

Modelja fitoi pëlqimin e publikut me pozitivitetin dhe të folurën e saj. Mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në Wake Up, ku mësoi një lajm mjaft interesant.

Një berber klotësoi kërkesën e një klienti për t’i bërë një qethje të veçantë. Ai kërkonte që të bënte fytyrën e Beniadës, gjë të cilën e realizoi berberi Joti dhe sapo e pa, modelja u habit.

Beniada: “Vërtetë thua ti? Po tallesh me mua?” Joti: “Jo, nuk po tallem. Për 1 orë, 1 orë e 20 minuta duhet të bësh”. Beniada: “Do vij te dyqani jot të bëjmë një krehje të bukur bashkë”.

Kujtojmë se Beniadën tashmë do ta shohim çdo javë në dy emisione të Top Channel, në “Procesi Sportiv” dhe në “E diell” ku do ketë një rubrikë të sajën.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %