Kompania “Michelin” po rishpik rrotën, nuk do të jetë më me ajër!

Koha leximit:1 Minute, 3 Second

Shpikja më e madhe e njerëzimit është rrota. Por një kompani e prodhimit të gomave të makinave, po përpiqet ta rishipikë atë.

Prodhuesi francez Michelin, po punon me kompaninë amerikane të makinave, General Motors, për të krijuar një gomë pa ajër, që do të përdoret në të gjitha makinat elektrike Chevrolet, që do të dalin në qarkullim brenda pak vitesh.

Zyrtarët thonë se gomat pa ajër kanë disa përparësi, si për shembull askush nuk do të shqetësohet më për çarjen apo shfryrjen e tyre. Strategjia e re e Michelin është tepër ironike, pasi simboli i saj, i famshëm në të gjithë botën, është pikërisht “njeriu Michelin” i krijuar me goma të fryra me ajër.

Nëse Michelin ia del në këtë nismë, do të shënojë një epokë të re të përdorimit të gomave të makinave, pas 130 vitesh që njerëzit përpiqen të shmangin një prej problemeve më të mërzitshme, mbajtjen e gomave me ajër.

Kompania Michelin fitoi famë të madhe në fund të viteve 1800, kur, pas rritjes së përdorimit të gomave me ajër për biçikleta, zhvilloi goma me ajër për automjete.

Sa prej jush do të ishin të gatshëm ta shfrytëzonin këtë risi të madhe në epokën e re në të cilën jetojmë? Do të ishte spektakolare, apo jo.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %