Konsumoni shpesh qepë të kuqe! Ja 4 përfitimet që sjell në shëndet

Koha leximit:1 Minute, 48 Second

Qepa është anëtar i familjes “allium”, është e pasur me komponentët që përmbajnë squfur, të cilat janë përgjegjëse për erën e saj dhe janë shumë të mira për ruajtjen e shëndetit. Përfitimet nga qepa e kuqe po i shpjegojmë më poshtë.

E mirë për sistemin kardiovaskular: Komponentët e squfurit pengojnë koagulimin dhe formimin e copëzave të trombociteve. Këta komponentë sulfurikë, përveç se ulin nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, gjithashtu përmirësojnë funksionimin e membranës qelizore të rruazave të kuqe të gjakut. Qepët mund të parandalojnë disa sëmundje të zemrës, të cilat kohën e fundit janë shumë të shpeshta.

E mirë për kockat: Studimet kanë treguar se qepa e kuqe mund të ndihmojë në rritjen e densitetit të kockave dhe mund të jetë e dobishme për gratë gjatë menopauzës, pasi ato humbasin densitetin e kockave. Gratë që kanë kaluar nëpër menopauzë, me konsumimin e përditshëm të qepës së kuqe, do të zvogëlojnë rrezikun e frakturave të ndryshme.

Pra, për këtë arsye përdoreni më shumë qepën e kuqe, pasi përbërësit e saj ndikojnë pozitivisht në indet lidhëse, për shkak se shumë komponentëve të indeve lidhëse, iu nevojitet squfuri për t’u formuar.

Anti-inflamator: Qepa e kuqe është e mirë në luftën kundër inflamacionit. Antioksidantët të cilët gjenden në të, luftojnë inflamacionin duke parandaluar oksidimin e acideve yndyrore në trupin tuaj. Kur keni një nivel më të ulët të acideve yndyrore të oksiduara, trupi prodhon më pak molekula që janë përgjegjëse për inflamacion.

Përfitimet e tjera nga qepa e kuqe: Qepa ka potencialin për të përmirësuar bilancin e sheqerit në gjak dhe për të parandaluar infeksionet bakteriale. Përveç squfurit edhe përbërësi flavonoid quercetin, i cila gjendet në qepën e kuqe, ka veti antibakteriale.

Qepa e cila qëndron gjatë e copëtuar apo ekspozohet në temperaturë të lartë për më shumë se 10 minuta, humb efektet e saj medicinale. Andaj duhet këtë gjë ta keni parasysh dhe mos ta lini për një kohë të gjatë në temperaturë të lartë.

Këto janë vetëm disa dobi që i kemi nga konsumimi i qepës së kuqe, por këto janë të mjaftueshme ta kuptoni sa e rëndësishme është dhe se ajo nuk duhet assesi të mungojë në menynë tuaj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %