Kosova kopjon emisionin “Përputhen” dhe moderatori paguhet 29 mijë euro në muaj?

Koha leximit:54 Second

Berat Xhelili është ish-konkurrenti i sezonit të kaluar i emisionit “It’s My Love”. Ai së fundmi ka folur në TikTok me disa video, ku ka treguar disa të vërteta për televizionet në Kosovë.

Nëse Shqipëria ka programin “Përputhen”, në Kosovë kanë pikërisht këtë emision, që në shqip do të titullohej “Eshtë dashuria ime”. Ide e bukur, e huazuar nga Italia.

Së fundmi, Berati ka dhënë një deklaratë interesante rreth përfitimeve që prezantuesi Valon Maloku bën në televizonin “First Channel” si drejtues i këtij emisioni të pëlqyer shumë nga masa.

Në një lidhje direkte në TikTok, ai ka thënë se Maloku merr shifra marramendëse vetëm nga emisioni “It’s My Love”, pa përfshirë ndonjë projekt tjetër.

“Plot 29 mijë euro i merr në muaj, ju betohem në çka të duash. Ne nuk kemi marrë asgjë, kurse ai sigurisht që po. Ai s’mundet me’m ble me pare mu”, është shprehur djali.

Në fakt, që moderatori i emisionit të paguhet mirë, ky nuk është lajm. Gjithsecili e meriton pagën që merr. Shifra e përmendur nga Berati duket e tepruar, gjithsesi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %