Kreshnik Spahiu: Ju them 4 sekondat që rrëzuan Donaldin dhe ngritën Ilirin

Koha leximit:57 Second

Kreshnik Spahiu, për befasinë e të gjithëve, mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit për të folur për Big Brother VIP Albania.

Ky edicion ishte një fenomen televiziv, sepse 90% e popullit shqiptar e ka ndjekur me vëmendje seri pas serie, sidomos në ditët e marta dhe të premte. Duket se kjo vlen edhe për zotin Spahiu.

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi ka argumentuar një arsye pse, sipas tij, Donald Veshaj ndryshon me Ilir Shaqirin. Më saktë, pse aktori është poshtë balerinit në sytë e publikut.

“Unë personalisht kam qenë që të fitonte Iliri, por prisja që trofeun ta merrte në fund Donaldi, kur pashë mënyrën se si po shkonin gjërat në publik”, u shpreh fillimisht Spahiu.

“Megjithatë, kuptova diferencën e Ilirit me Donaldin me një moment shumë specifik pas daljes nga shtëpia, kur Donaldi tha një gjë në faqen e tij para fansave”.

“Ai filloi të merrej me lekët, ku do i përdorë ky fituesi lekët, hajde bëjmë shtëpi, unë fus 100 mijë euro… Aty u zhgënjeva dhe kuptova se figura e Donaldit ra për 4 sekonda. Ajo ishte gafë prej tij”, argumentoi Spahiu.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %