“Ku e ke gjetur këtë vajzë skandaloze”, Sonila Meço nuk shkëlqeu në daljen e parë

Koha leximit:1 Minute, 3 Second

U bënë shumë vite që Sonila Meço është pjesë e ekranit, aq sa na duket ndonjëherë sikur ‘ka lindur’ bashkë me të, por për çudi të të gjithëve fillimet e karrierës së prezantueses së njohur nuk i përkasin medias, por botës akademike.

E ftuar në “Pardon my french”, ajo ka thënë se ajo ka qenë pegagoge pranë Fakultetit Ekonomik, kurse më pas iu fut rrugës së televizionit.

“Vazhdova për financë. U deklarua që tre studentët me mesataren më të lartë do ishin pedagogë dhe thashë ‘Sonila, jepi forca dhe më vendosën menjëherë pedagoge. Pandi Laço më telefonoi dhe hodhi një ide. Më tha ‘Ke trupin, ke imazhin, pse nuk e provon’.

Provën e kam bërë me Artur Bejzaden, bëhej fjalë për emision sporti. Ai ishte një emison sportiv dhe mua më veshën një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve, isha shumë e dobët.

Në lajme kam qenë një t merr. Më kujtohej Martin Lekaj që i shkruan Aleksandër Frangaj dhe i thotë “Kush është kjo skandaloze që ke marrë?” tha ajo.

Sonili foli ndër të tjera edhe për situatën mes Rusisë dhe Ukrainës. Ajo u shpreh se fajtori kryesor është presidenti Vladimir Putin, megjithatë shtoi se pjesa më e madhe e infomacioneve të shpërndara janë të pavërteta.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %