Ku është Lazetic? Misteri me sulmuesin që kushtoi 5 mln euro! Nga Milanello japin azhornime

Koha leximit:2 Minute, 26 Second

Paolo Maldini po përpiqet t’u përgjigjet disa dyshimeve për ndërtimin e Milanit që do të vijë. Një ekip që do të duhet të jetë konkurrues në dy fronte, ai kombëtar me objektivin Scudetto-s dhe ai evropian me synimin për të shkuar sa më larg në kompeticionin e Champions League.

Ndaj do të duhet një skuadër konkurruese, e pajisur dhe mbi të gjitha me stol për të kapërcyer pengesat që sjell pashmangshmërisht një sezon, duke nisur nga dëmtimet që gjatë këtij viti kanë qene te shumta dhe kane vendosur ne pozite te sikletshme Stefano Piolin.

Dyshimet kryesore vijnë nga reparti ofensiv. E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është ende e pasigurt. Ndjesia është se në fund të vitit mund të ndalet, por nuk përjashtohet një rinovim për një sezon të mëtejshëm me një pagë të reduktuar fort dhe rreth 2.5 milionë euro.

Natyrisht, përdorimi i tij do të jetë i kufizuar, prandaj do të duhet të analizohet situata, duke ditur se dhe Olivier Giroud eshte efektiv, por mosha ecen gjithashtu dhe ne disa ndeshje mund te mos jete ne 100%.

Prandaj, drejtuesit do të mendojnë për një emër të ri në sulm, duke e ditur për shembull se sa shumë i pëlqen Mauro Icardi. Po shqyrtohen edhe emra të tjerë, por më poshtë do të flasim për sulmuesin e katërt, ai që do të duhet të rritet nën hijen e titanëve të lartpërmendur.

Zgjedhja e drejtuesve do të kishte rënë mbi Lorenzo Colombo, një lojtar i huazuar te Spal me të cilin po kalon një sezon pozitiv. Natyrisht, kjo zgjedhje do të përjashtonte Marko Lazetic, sulmuesi i ardhur nga Crvena Zvezda në janar.

Klasa e vitit 2004 mund të dërgohej si huazim në Itali për të fituar përvojë dhe për të fituar kushte dhe kohë për të luajtur në kampionatin e Serie A.  Ka disa skuadra që do të kërkonin informacion duke filluar nga Torino. Kuqezinjtë besojnë shumë te Lazetic, ndaj do të kërkojnë zgjidhjen më optimale në përgatitje për rritjen e tij.

Nderkohe, mbetet pak mister mosgrumbullimi i tij ne sfiden e fundit ndaj Napolit. Ai si dhe Bakayoko nuk ishin as ne stol. E ndersa per mesfushorin u tha se kishte demtim, per serbin ska asnje lajm. Por, sipas asaj qe del nga Milanello, ai ende nuk eshte gati dhe pergatitja qe po ben eshte e vecante, edhe pse me grupin u bashkua qe parpara disa kohesh…

Megjithate, kjo teze duket pak e cuditshme! Dikush flet edhe per takticizem qe eshte duke e mesuar me trajnerin Stefano Pioli. Nje investim i bere per 5 mln euro dhe si ekstrakomunitar bllokon afrimet e mundshme te lojtareve qe luajne ne Ukraine dhe Rusi dhe qe jane ekstrakomunitar, duke pare rregulloren e re te UEFA-s dhe FIFA-s.

Per shembull, nese Milani do te interesohej per Neres ne kete moment, braziliani sdo te mund te vinte me, pasi eshte ekstrakomunitar dhe te Milani nuk ka vende me…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %