Kur ka qenë dita më e bukur në jetë për Arbana Osmanin? E zbuloi sot

Koha leximit:51 Second

Sot për Arbana Osmanin është një ditë e veçantë. Djali i saj i madh, Joni, feston ditëlindjen e 7-të dhe nuk kishte si të mos kishte një urim.

Arbana ka publikuar në Instagram disa foto nga vende të ndryshme të çdo viti të jetës së djalit, të cilat i ka shoqëruar me një dedikim tepër të ndjerë.

“Dita më e bukur e jetës sime ka qenë kur linde ti, o Joni. Dhe cdo ditë pas saj akoma më e bukur me ty. Je lumturia ime dhe shpirti më i pastër që ekziston”.

“Gëzuar ditëlindjen, travel buddy, can’t wait to show you the world, Mama’, shkruan prezantuesja e njohur në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë që Arbana ka dhe një djalë tjetër, por ndërkohë është në pritje të ëmbël dhe pret të bëhet nënë për herë të tretë.

Ajo ka qenë shumë e zënë në 4 muajt e fundit, sepse ka drejtuar me sukses programin më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP, që do të rikthehet në formë dokumentari në mars.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %