“Kush e fiton Big Brother?”, Ori Nebiaj vë në siklet Balinën

Koha leximit:49 Second

Opinionistja Balina Bodinaku ishte e ftuar sot në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’, ku u pyet ndër të tjera se kush do të jetë fituesi i çmimit të madh të ‘Big Brother VIP’.

Balina refuzoi të përgjigjej, duke thënë se në këtë pikë kur jemi vetëm pak ditë para finales është mirë që ajo të mos influencojë të tjerët me mendimin e saj.

Nisur nga kjo përgjigje, gazetarja Ori Nebijaj e pyeti, por kur debaton me bashkëshortin e saj, gazetarin Andi Bushati për kë bën tifo secili prej tyre.

Mirëpo Balina u shpreh se nuk diskuton fare me Andin për “Big Brother VIP’, pasi ai ka drejtim krejt tjetër.

“Andi nuk e ka mendjen te këto formate, por te politika. Ai ka një drejtim tjetër prej vitesh dhe nuk mund t’i ndërhyj dot”, u shpreh gazetarja e njohur.

Balina Bodinaku këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes me historinë e Beatrix Ramosajt. Sipas saj, këngëtarja ka shkuar në Dubai me të dashurin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %