Kush është ambasadori shqiptar që mahniti Gjermaninë në mbledhjen e OKB-së dje?

Koha leximit:1 Minute, 1 Second

Shqipëria ka qenë e qartë me pozicionimin dhe deklaratat e saj që dënojnë ngjarjet që po ndodhin aktualisht në Ukrainë. Sipas palës shqiptare në OKB, fajin e ka 100% Rusia dhe duhet reaguar.

Këshilltari në qeverinë gjermane, Wolfgang Lucht, ka vlerësuar maksimalisht deklaratat e Ambasadorit të Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit ka deklaruar se Ukraina po sulm.ohet vetëm se kërkon të ekzistojë si vend demokratik.

Me një postim në Twitter, Lucht shkruan se Hoxha ka dhënë disa nga deklarata më të qarta e të palëkundura, teksa shprehet i gëzuar që shteti shqiptar po përfaqëson kaq mirë Evropën.

“Dëgjova tani dy seanca të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe më duhet të them: Ambasadori i Shqipërisë, Ferit Hoxha. Ai ka dhënë disa nga deklaratat më të qarta, të palëkundura, të vendosura nga të gjitha”,

“Gëzohem që Shqipëria po përfaqëson kaq mirë Evropën”, shkruan ai, teksa ka shpërndarë edhe fjalimin e Ambasadorit. Ditën e djeshme, rezoluta e bashkëhartuar nga Shqipëria dhe SHBA u rrëzua në këshillin e Sigurimit në OKB për shkak të vetos së Rusisë.

80 vende anëtare të OKB bashkësponsorizuan rezolutën, ndërsa 11 nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit në OKB e votuan atë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %