Kush është binjaku i Dua Lipës, të cilin ajo e quan njeriu më i shtrenjtë?

Koha leximit:51 Second

Sot është një ditë e veçantë për familjen e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Kjo për shkak se babai i saj, Dukagjin Lipa po feston ditëlindje dhe nuk ka munguar një urim publik nga ana e artistes së famshme.

Dua postoi disa fotografi ku shihet përkrah Dukagjinit, ndërsa në mbishkrimi ka uruar të atin për ditëlindje dhe e ka bere permes rrjeteve te saj sociale.

“Urime ditëlindja binjaku im”, ka shkruar 26-vjeçarja në urimin e saj në Instagrami, që u pasua me shumë komente nga ana e miqve dhe fansave të shumtë.

Kujtojmë që ylli i muzikës ndërkombëtare vazhdimisht ka treguar sesa e lidhur është me familjen, të cilët qëndrojnë prapa çdo suksesi të saj.

Në gushtë të vitit që lamë pas familja Lipa shijuan pushimet veror në Jugun e Shqipërisë bashkë me shoqërinë e tyre dhe ish i dashuri i saj.

Ndërkohë, aktualisht Dua ndodhet në turneun e saj botëror “Future Nostalgia”, që nisi më 9 shkurt në Miami.Ajo po korr suksese te medha.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %