Kushërira e Trixes kundër Donaldit, tregon se kë mbështet në Big Brother

Koha leximit:48 Second

Prej katër muajsh, “Big Brother VIP” ka mbërthyer para ekranit të gjithë. Publiku tashmë ka banorin e preferuar dhe që dëshiron që të fitojë çmimin e madh.

Madje edhe personazhet e njohur të ekranit kanë nisur që të bëjnë tifo për yjet që prej muajsh janë të mbyllur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mes tyre është edhe këngëtarja e njohur, Anxhelina Hadërgjonaj, e cila ka zbuluar banoren e saj të preferuar në këtë edicion të parë të BBV.

Me siguri, të gjithë prisni që Anxhelina të jetë mbështetësja e të dashurit të kushërirës së saj Beatrix Ramosaj, Donald Veshaj. Mbase është, por ajo ia uron fitoren dikujt tjetër.

Në postimet e saj në “Instastory”, ajo ka shpërndarë foton e Beniada Nishanit, në të cilën shkruhet: “Le të fitojë njëherë e mira, e qeshura, e bukura”.

Krahas postimit, Anxhelina ka vendosur emojin e një kupe, duke lënë të kuptohet se po shpreson që Beniada të jetë fituese.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %