
Lajmi i fundit: Arbana Osmani heq një banor nga finalja e Big Brother VIP
Banori më pak i votuar, që do të largohet përfundimisht nga Big Brother VIP, pa patur mundësinë për të kapur finalen, është Arjola Demiri.
Ky ishte vendimi i shqiptarëve, të cilët me votat e tyre kanë dërguar në finale Ilirin, Donaldin, Beniadën, Einxhelin dhe… pritet edhe Monikën.
Big Brother VIP tashmë ka hyrë në fazën e fundit të këtij edicioni. Sonte është gjysmëfinalja, kurse finalja e madhe do të jetë të premten që vjen, 18 shkurt.
Trofeu i madh është 115 mijë euro, por shifra mund të ndryshojë sërish. Finalistët do të marrin 10 mijë euro për kokë. Madje, edhe fituesi do ta përfitojë këtë shifër.
Favoritët për trofeun janë Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Koreografi ka mbështetës nga publiku i televizorit, kurse Donaldi mbështetës nga rrjetet sociale.