Lajmi i fundit: Arjola dhe motra e saj bëjnë sherr me Arbër Hajdarin

Koha leximit:52 Second

Një sherr i madh ka ndodhur mes Arjola Demirit, motrës së saj dhe opinionistit Arbër Hajdari. Burime për “Kosovarja” bëjnë të ditur se kjo ngjarje është zhvilluar në prapaskenat e programit “Big Brother Fan Club”.

Duket se debati lidhej me komentet e Hajdarit rreth zgjedhjeve të Arjoles gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”. Ai e ka kritikuar për faktin që nuk hapi kutinë e Pandorës.

Kujtojmë që aktorja kur doli nga shtëpia ishte shumë e lumtur, pasi plotësoi dëshirën e saj më të madhe, që ishte një shtëpi për fëmijët.

Ajo ndryshoi sjelljen dhe deklaratat e saj vetëm pas daljes nga shtëpia. Ndryshe nga kur ishte lojtare, ajo duket më e vendosur dhe ka marrë krejtësisht anën e Ilirit.

Arbri është befasuar nga fakti se ajo i ka dalë kundër Donaldit, kur në shtëpi situata ishte krejt tjetër. Arjola gjithmonë ishte neutrale.

Kjo nuk i ka pëlqyer atij dhe ia ka thënë hapur. Kështu ka nisur sherri, duke u përfshirë edhe motra e aktores. Deri tani kaq dihet, por informacione të tjera do dalin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %