Laporta: Nuk bëhem pishman që hoqëm Messin, askush nuk është mbi klubin

Koha leximit:57 Second

Joan Laporta ka folur përsëri lidhur me largimin e Lionel Messi nga Barcelona. Leo, 7 herë lojtari më i mirë në botë (të gjitha të fituara me Barcelonën), u largua nga klubi gjatë verës së kaluar.

Situata ishte aq e paqartë, saqë vetëm thuhej se situata ekonomike nuk mundëson një gjë të tillë. Por, edhe ditë më vonë, Laporta, president i Barcelonës, nuk është pishman për largimin e Leos.

Kjo vlen, ndonëse e konsideron si vendimin më të vështirë që ka marrë ndonjëherë në “Camp Nou” si president i klubit katalanas, të paktën gjer më sot.

“Largimi i Leos ishte vendimi më i vështirë që kam marrë. Nuk doja ta merrja atë vendim. Messi është lojtari më i mirë në histori, por kjo ishte situata jonë”, ka thënë Laporta.

“Duhej të merrja vendimin për Messin, por unë nuk jam pishman. Askush s’është mbi klubin. Me Messin realiteti na bëri të vendosnim ashtu. Nuk ka asgjë tjetër”, shtoi presidenti.

Lionel Messi tashmë luan me skuadrën e PSG, ku u transferua pikërisht gjatë merkatos së verës. Deri tani nuk i kanë ecur punët mirë, por është në garë për Champions League.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %