TUTTOSPORT: Largimi i Kessie, profilet e Milanit te mesfusha kuqezi! Dy rikthime dhe 3 emra

Koha leximit:1 Minute, 6 Second

Duke folur për merkaton e Milanit, e përditshmja Tuttosport fokusohet në lëvizjet për mesfushën.

Në verë, Kessie me siguri do të largohet (e pret Barcelona qe duket se ka gjetur akord me agjentin e tij Atangana per te pakten 3 vitet e ardhshme me nje rroge prej 6.5 mln eurosh ne sezon) dhe Bakayoko është gjithashtu në pikepyetje.

Francezi mund te kthehet te Chelsea dhe me pas te shitet diku tjeter pasi te Milani kontributi i tij ishte thuajse zero dhe trajneri Stefano Pioli nuk eshte se e sheh si idealin per te pasuar Kessie.

Do të rikthehen në bazë si Pobega ashtu edhe Adli, pas sezoneve si huazim te Torino dhe Bordeaux.

Kuqezinjtë e pëlqejnë shumë Renato Sanches të Lille-s, por do të kenë nevojë për të paktën 25 milionë euro. Kontaktet me agjentin Jorge Mendes vazhdojne ne saje edhe te kontrates se Rafa Leaos.

Ndërkohë që “Bild” ka ringjallur interesin për Weigl-in. Gjermani konsiderohet si nje element interesant, por Benfica ashtu si Lille e ka titullar dhe kerkon nje shume jo te vogel per kartonin e tij.

Së fundi, shtohet zgjidhja me kosto të ulët të përfaqësuar nga lojtari i Romes Veretout, një lojtar të cilin Pioli e vlerëson shumë pasi e ka trajnuar në Firence. Edhe drejtori sportiv Massara e njeh mjaft mire.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %