
Leao, super roveshata dhe goli në stërvitje! Çmenden shokët e ekipit dhe tifozët – VIDEO
Ai që po shohim këtë sezon është një Rafael Leao superlativ. Ish-sulmuesi i Lille ka gjetur më në fund vazhdimësinë, ky është aspekti që i mungonte për t’u bërë top-lojtar.
Ai po tregon gjëra të mahnitshme praktikisht në çdo ndeshje, gjë që e bën atë fenomenal sidomos ne lehtesine me te cilen driblon!
Shumë sy janë tek ai, shumë klube të interesuara. Kjo është e pashmangshme kur ke talent dhe e shfaq ate. Ajo që është më mbresëlënëse është cilësia e përzier me shpejtësinë.
Kur e hedh topin përpara dhe përshpejton, ai bëhet i pathyeshëm për çdo mbrojtës. E bëri Fabian Ruiz të kërcente samba të dielën e kaluar, në ndeshjen e madhe të luajtur në “Diego Armando Maradona” kundër Napolit. Ndeshja e fituar 1-0, Rafa nuk shënoi por gjithsesi ishte një nga më të mirët në fushë.
Stop that Rafael Leao.
pic.twitter.com/tJ7mpOxPT0— Stop That Football (@stopthatfooty) March 8, 2022
Një aspekt tjetër që është befasues është edhe aftësia e tij për t’u rikthyer në fazën e mbrojtjes dhe për t’u dhënë dorën shokëve të skuadrës kur ata janë në vështirësi.
Kjo gjë nuk ishte parë kurrë në dy vitet e para të Milanit! Kur flasim për plotësimin dhe rritjen e lojtarit, i referohemi pikërisht kësaj. Së fundi, Rafael Leao është vendimtar, i gjithanshëm, i fortë.
Pa të skuadra e Stefano Piolit humb diçka dhe është mbi të gjitha e mrekullueshme ta shohësh atë të buzëqeshë sa herë që prek topin me këmbë. Nuk e bën me qëllim, i vjen natyrshëm: ky eshte Rafa.
Kushdo që është ekspert në futboll e di se një nga rregullat themelore të këtij sporti është: të luash mirë ne ndeshje ne fundjave duhet të punosh shumë gjatë gjithë javës së stërvitjes.
Dhe kjo është ajo që po bën i gjithë Milani gjatë këtij sezoni. Kështu bën edhe Rafael Leao, i cili “ngroh motorët” para të shtunës mbrëma kur Empoli do të mbërrijë në San Siro. Levizjet e kampionëve nuk improvizohen kurrë dhe Leao e di mirë këtë.
Prandaj sot në Milanello provoi nje goditje qe tashme e ka bere disa here dhe vetem shtylla i ka thene jo… Deri më tani ai nuk ka qenë shumë me fat, ka marrë një traversë me Atletico Madrid dhe Cagliari dhe ka prekur shtyllën ndaj Salernitanës.
Sot ai shënoi në stërvitje, mes befasise së përgjithshme të bashkëlojtarëve të tij, të cilët nuk hezituan të vendosin duart në flokë dhe të vrapojnë drejt portugezit.
In attesa che esca in partita, il numero 17 portoghese si allena così a Milanello 👀⚡️
📹 @RafaeLeao7 #Leao #milanpress pic.twitter.com/o6DsMAcMbR
— MilanPress (@MilanPress_it) March 8, 2022