Ledri Vula pranon ftesën për Big Brother VIP 2, flet gruaja e tij: “Vajza po rritet, por ky s’më pyet”

Koha leximit:1 Minute, 0 Second

Të premten e kaluar përfundoi edicioni i parë i “Big Brother VIP”. E tani kur ajo ka përfunduar, publiku ka filluar të jetë kurioz për edicionin e dytë të “BBV”.

Gjëja e parë që publikut i intereson është personazhet të cilat do të bëhen pjesë e këtij formati televiziv. Të ftuar në festën e organizuar nga Top Channel për suksesin e këtij formati, gazetarët kanë pyetur shumë të pranishëm rreth kësaj çështje.

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, i është përgjigjur disa pyetjes rreth pjesëmarrjes së Ledrit në “Big Brother VIP 2”. E pyetur nëse do ta lejonte këngëtarin e njohur që të merrte pjesë në “Big Brother VIP”, duke qeshur ajo tha: Nuk jam shumë e sigurt.

Sara është përgjigjur se duhet të kujdesen për vajzën e tyre të dy teksa me humor ka shtuar se ai duhet të pyes Poem për këtë.

“Nuk e besoj se kemi gocën dhe duhet të kujdesemi të dy. Deri vitin tjetër, goca do flasë dhe duhet ta pyes gocën. Mua nuk më pyet njeri”, tha Hoxha.

Ndërsa kur u pyet se për kë bëri tifo në finalen e madhe kur mbetën vetëm Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj, Sara tha për të dy.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %