Legjenda e Milanit: “Giroud shënon vetëm në San Siro? E ka një arsye kjo! Leao dhe Maignan? Befasia ime është Kalulu”

Koha leximit:2 Minute, 29 Second

Në funksion të ndeshjes së mbrëmjes kundër Napolit, Gazzetta dello Sport intervistoi ish-qendërsulmuesin e Milanit, Jean-Pierre Papin. Një bomber i jashtezakonshem që veshi fanellën e kuqezinjve midis 1992 dhe 1994.

Francezi ka diskutuar temat e super-ndeshjes kundër ‘Maradonës’, duke folur para së gjithash për cilësitë e kuqezinjve: “Milani po rikthehet i madh! Pioli ka një skuadër të rëndësishme dhe rotacioni i takon të gjithëve, edhe ata që kanë fituar dhe kanë shënuar shumë si Ibra dhe Giroud”.

Papin u fokusua pikërisht te Giroud, i cili e sheh bashkatdhetarin e tij si një njeri vendimtar: “Kështu është Olivier, e tregon historia e tij: ai nuk shënon gjithmonë, shkon me hope. Zgjidh ndeshjet e rëndësishme, vendos një derbi apo ndoshta një sfidë për vendin e parë me Napolin.

Ka lojtarë si Ibra që ngarkohen me fishkëllima dhe të tjerë si Giroud që japin maksimumin kur ndihen të dashuruar. San Siro ka atë efekt tek ai, duke shënuar në atë stadium i jep një ngarkesë të pashpjegueshme.

Por, siç thashë, Giroud di si të lërë gjurmë kur ambicjet janë të larta. Do të shihni që edhe ai do të fillojë të shënojë gola jashtë fushe”.

Komentet për Leaon dhe Ibrahimovic: “Rafael na kujton pak Henry, i cili ishte i pafalshem para portës, Leao duhet të rritet edhe nëse është tashmë në një nivel të mirë.

Ai është një nga lojtaret që mund ta sjellë këtë Milan në krye, por nuk është i vetmi. Pioli ka në dorë një ekip gati për të fituar. Zlatan është 40 vjeç, të mos harrojmë, teknikisht ai është aty, por nuk mund të japë më atë që dha dhjetë vjet më parë.

Thënë këtë, ai është kampion dhe kampionët ndihmojnë për të fituar: sot ai është personi qe shenon dhe me nje aksion. I mjaftojnë dhjetë minuta, sidomos në ndeshje si kjo”.

Papin lavdëron Kalulu: “Rritje e pabesueshme, më mahniti”
Për francezet e Milanit: “Unë gjithmonë kam thënë për Maignan se ai do të bënte gjëra të mëdha. Mendoj se ai ka pasur vetëm një natë të keqe deri më tani, nëse gabon një herë në sezon do të thotë se je në top!

Hernandez më bëri përshtypje edhe në kombëtare, çfarë personaliteti! Maldini ka parashikuar një të ardhme mes tre më të mirëve në botë në krah dhe ka të drejtë: tashmë është ndër më të mirët.

Kalulu, megjithatë, është ai që më ka mahnitur më shumë, në dy vite ai është rritur shumë, nuk e prisja ta shihja tashmë kaq të gatshëm në këto nivele”.

Goditjet e mundshme nga Ligue 1: “Unë dua Sanches, mesfushor fantastik. Botman më kujton Kjaer: ai nuk është shumë i shpejtë, por është i fuqishëm, i zoti në kokë dhe di të lexojë veprime.

Adli po përjeton një sezon të vështirë sepse Bordeaux është në fund të tabelës, shpresoj të dalin të përforcuar. Ai mund të luajë si Pirlo, por duhet të disiplinojë veten dhe të mësojë të mbroje, ka shumë liri te Bordeaux”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %