Legjenda e Milanit “fundos” Romagnolin dhe promovon Kalulu

Koha leximit:2 Minute, 2 Second

Fillimisht një mbrojtës i talentuar, më pas një kapiten dhe në fund një futbollist me një të ardhme shumë të pasigurt. Shëmbëlltyra e Alessio Romagnolit në kohët e fundit sigurisht që nuk është emocionuese dhe në rritje…

Numri 13 i Milanit, i promovuar kapiten pas lamtumirës së Riccardo Montolivo në 2018, nuk po i përmbush pritshmëritë. Shumë shfaqje të luhatshme dhe një gjendje shumë shpesh e mangët fiziko-atletike. Përveç rinovimit të munguar te kontratës qe ndoshta ka ardhur pikerisht per keto arsye…

Për momentin Romagnoli pritet te divorcohet pas plot 6 vitesh me Milanin dhe kjo do te ndodhe në qershorin e ardhshëm. Procedura e rinovimit është në ngërç edhe për shkak se klubi kuqezi nuk ka ndërmend të konfirmojë pagën neto prej 5 milionë eurosh që merr lojtari por as ne 3.5 apo 4 mln euro…

Një trend jo bindës edhe në syrin e Alessandro Costacurta. Mbrojtësi  legjendar i Milanit, shumë titullar në mbrojtjen e shkëlqyer në kohën e Fabio Capello-s, përdori fjalë shumë kritike dhe skeptike për Romagnolin…

I pyetur nga Tuttomercatoweb.com, Billy nuk përdori “censure”: “Mendoj se Romagnoli është ende ai që ka ardhur nga Roma. Unë nuk kam parë ndonjë përmirësim të pabesueshëm. Ai është përmirësuar shumë pak për t’u konsideruar si një mbrojtës i fortë dhe i besueshëm”.

Opinione që ndajnë edhe shumë tifozë kuqezi, të cilët vitet e fundit prisnin që Romagnoli të rritej në mënyrë të qëndrueshme. Mbrojtësi i lindur në vitin 1995, i blerë te Roma kur ishte ende njëzet vjeç për 25 milionë euro, duhet të ishte bërë një nga më të mirët. Por sot ai është një pikëpyetje për Milanin dhe larg thirrjes edhe te Italia.

Costacurta përkundrazi lartësoi të riun Pierre Kalulu, i cili po ngjitet në hierarki në mbrojtjen e Piolit. Francezi bindi edhe kundër Napolit të frikshëm dhe duket se është njeriu për të cilin do të vihet bast në të ardhmen:

“Kalulu është i besueshëm tani, ai e di kur të jetë agresiv dhe gjithashtu kur duhet të jetë i kujdesshëm kur mbulon. Do të thotë që puna ne Milanello është bërë mirë. Për momentin nuk e shoh dallimin mes të dyve, madje me lart duket Pierre”.

Më në fund për garën e Scudettos: “Mendoj se kampionati nuk ka përfunduar. Juve është shumë larg, por mendoj se tre skuadra mund ta fitojnë atë. Është aq e çuditshme sa nuk do të përjashtoja as ata që qëndrojnë pas saj.”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %