Lëngu i patates dhe e verdha vezës, kështu mund t’i hiqni strijat përgjithmonë

Koha leximit:1 Minute, 39 Second

Strijat janë një problem i zakonshëm tek femrat, por shumë i sikletshëm dhe stresues. Ato shkaktohen nga humbja e shpejtë e peshës ose shtimi në peshë, stërvitje e tepruar, ndryshime hormonale apo shtatzëni.

Gjithashtu janë të vështira për tu hequr qafe ose të pamundura, megjithatë ekzistojnë disa mënyra natyrale dhe efektive sipas dermatologëve. Ja disa prej tyre:

1.Lëngu i patates – Patatet janë të pasura me vitamina dhe minerale të tilla si vitamina B dhe C, kalium, magnez, kalcium, zink dhe fosfor, të cilat mund të stimulojnë rritjen e qelizave të lëkurës. Vetëm prisni një patate në feta të trasha, pastaj i lini të qendrojnë tek strijat për 5-10 minuta. Më pas i shpëlani me ujë të ngrohtë.

2.E bardha e vezës – Të bardhat e vezëve janë të pasura me 40 proteina të ndryshme, psh vitamina A dhe kolagjeni të cilat mund të bëjnë mrekulli për lëkurën tuaj. Përzieni dy të bardhat e vezëve dhe me pas i aplikoni tek strijat. I shpëlani me ujë sapo ato të thahen. Në fund aplikoni edhe pak vaj ulliri.

3.Lëng limoni – Lëngu i limonit është një zbardhues natyral i lëkurës që mund të heqë qelizat e vdekura të lëkurës dhe shenjat e strijave gjithashtu. Vetëm prisni një limon përgjysmë, e shtrydhni në ujë të ngrohtë dhe më pas e aplikoni tek zona e prekur.

4.Sheqer – Sheqeri i papërpunuar është një exfoliator i madh që mund të zvogëlojë pamjen e shenjave tuaja të strijave. Përzihet një lugë sheqer, një sasi e vogël e vajit të bajames dhe disa pika lëng limoni, pastaj aplikohet përzierja tek strijat. E mbani 10 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.

5.Vaj ulliri – Vaji i ullirit përmban lëndë ushqyese esenciale dhe antioksidantë që mund të pastrojnë shumë probleme të lëkurës duke përfshirë shenjat e strijave. Vetëm ngrohni disa pika vaj ulliri dhe masazhojeni atë tek shenjat. E lini të qendrojë për gjysmë ore dhe sigurojini trupit tuaj vitaminat A, D dhe E.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %