Leonardo ndihmon mikun Maldini në merkato: 7-8 mln euro mund të vijnë nga Parisi!

Koha leximit:2 Minute, 6 Second

Për shumë është skuadra që duhet mposhtur në Evropë, edhe në kuadër të fazës finale të Champions League. Paris St. Germain kurrë si sivjet nuk dëshiron të fitoje titull-Champions dhe te bëhet klubi më prestigjioz në botë.

I pakënaqur me praninë e kampionëve si Messi, Neymar apo Mbappé, PSG tashmë po punon për të pasuruar skuadrën e tyre dhe për ta bërë atë edhe më cilësore për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Mauricio Pochettino ka gjasa të humbasë Angel Di Maria në verë. Argjentinasi është duke pritur skadimin e kontrates dhe mund të marrë rrugë të tjera.

Për këtë arsye, drejtuesit e Parisit po mendojnë seriozisht për një playmaker të ri për seancën e transferimeve të verës 2022.

Klauzola në kontratë që favorizon Milanin

Sipas raportimeve nga Equipe, një gazetë e njohur sportive franceze, PSG së fundmi po interesohet per mesfushorin sulmues brazilian Lucas Paqueta. Drejtori sportiv Leonardo e mori ne Serie A dhe Europe, duke e transferuar te Milani.

Paqueta ka luajtur për kuqezinjtë nga janari 2019 deri në shtator 2020, duke alternuar paraqitjet bindëse me periudha të dobëta.

Sot Paquetà është një nga liderët e Lionit, por në të njëjtën kohë edhe një nga mesfushorët sulmues më të njohur në Ligue 1.

Ai është gjithashtu një pasion për Leonardon: menaxheri i përgjithshëm i PSG-së e donte fort atë te Milani, duke investuar 35 milionë euro dhe bonuse per t’ia marre Flamengos. Dhe tani ai mund ta rimarrë atë nën krahun e tij në kontekstin parizian.

Prandaj flitet për një ofertë të gatshme nga PSG drejt Lyon për të patur kartonin e Paqueta për sezonin 2022/2023. Një negociatë që në një farë mënyre ndikon në favor të vetë Milanit. Në fakt, në kontratën e shitjes së lojtarit te Lyon, kuqezinjtë siguruan një përqindje të rishitjes së ardhshme.

Klubi kuqezi do të merrte rreth 15-20% të shumës së grumbulluar për shitjen e mesfushorit brazilian. Një e ardhur e shkëlqyer që do të kompensonte disi humbjen e bërë nga Milan në vitin 2020, kur iu desh të shiste Paquetà te francezët për vetëm 20 milionë euro, ose pothuajse gjysmën e shumës së investuar më parë…

Prandaj, Paolo Maldini është në pritje të ngjarjeve, me shpresën se miku i tij i vjetër Leonardo do të kryejë operacionin duke ndihmuar në mënyrë indirekte arkën e kuqezinjve.

Vlera aktuale e Paquetà-s është rreth 35-40 milionë euro. Nëse kjo do të ishte shuma e shpenzuar, Milanit do t’i takonte një arkëtim jo më pak se 7-8 milionë euro!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %