
“Lezeti i shtëpisë” eliminohet! Batuta e fundit që i bëri mamit kur e pa që mungonte babi sonte: “Të ka lënë burri moj”
Beniada nuk rresht së nxjerri “perla” për të qeshur nga goja. Është shumë e lezetshme dhe fakti që nuk e flet mirë gjuhën shqipe e bën akoma edhe më për të qeshur situatën.
Sonte Big Brother i kishte mbledhur një tavolinë të madhe me fisin e saj. Njerëzit e Beniadës ishin mbledhur dhe po trokisnin gotat. Por momenti më pikant ishte kur ajo i thirri mamit të vet.
Nuk pa të jatin dhe i tha të ëmës: “të ka òlënë burri moj”, batutë që nuk mund të na rrëshkiste. Si gjithmonë e qeshur, përqafoi të afërmit e saj.
Pyeti Arbanës si ia keni bërë që i mblodhët të gjithë, dhe Arbana i tha se Big Brother i bën lehtë këto punë.
Gara po ndizet, sapo ka ardhur zarfi për eliminimin e njërit prej të katërve. Suspansa e Arebanës vë në siklet Einxhelin por eliminimi i Beniadës ishte surprizë e vërtetë.
Askush nuk e priste që lezeti i shtëpisë të dilte para Einxhelit. Por loja për të mbaroi këtu. Treshja e ngelur vijon emocionet deri në emrin e finalistit.