Lukaku del sërish hapur, mesazh i koduar për Tuchel

Koha leximit:1 Minute, 9 Second

Sulmuesi i Chelseat Romelu Lukaku ka postuar një mesazh të koduar në llogarinë e tij në Snapchat vetëm disa muaj pasi pranoi se ishte i pakënaqur me rolin e tij në Stamford Bridge.

Belgu shkaktoi polemika në dhjetor pasi dha një intervistë shpërthyese me Sky Italia, në të cilën ai kritikoi taktikat e trajnerit Thomas Tuchel dhe pranoi se donte të kthehej në ish-klubin e tij, Interi.

Sulmuesi u la jashtë skuadre nga Tuchel, i cili e cilësoi intervistën “të padobishme” dhe “të habitshme”. Lukaku më vonë u detyrua të kërkonte falje publike, duke pranuar se i takonte atij të “rikthente besimin” me trajnerin dhe tifozët e klubit.

Që atëherë ai është rikthyer në skuadër, por është vënë nën kritika për mungesën e golave ​​në muajt e fundit.

Lukaku arriti të shënonte kundër Al-Hilal në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube të FIFA-s të mërkurën, por ky ishte vetëm goli i tij i dytë që nga intervista, ndërsa tjetri erdhi kundër Chesterfield në raundin e tretë të FA Cup.

Lukaku po kalon nëpër një formë katastrofale në javët e fundit dhe ai ka vendosur që përsëri të postoj një mesazh që ende nuk dihet se për kë është.

Ai shkroi: “Nëse duhet ta bësh me forcë, atëherë ndoshta nuk të përshtatet”. Megjithatë, burimet i kanë thënë The Sun se mesazhi nuk ka lidhje me futbollin. /Telegrafi/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %